Skip links

Objektivat

Ruajtja e Standardeve të Larta të Performancës dhe Cilësisë Ndërkombëtare

Objektivat

Objektivi i veprimtarisë së shoqërisë është?

Regjistri Detar Shqiptar, si shoqëri Klasifikuese dhe RO (RSO) për flamurin Shqiptar, mban një status të pranueshëm në tregun ndërkombëtar për cilësinë dhe punën e tij, me një performancë mesatare.

Ky vlerësim bëhet nga Organizata Ndërkombëtare Detare nëpërmjet Memorandumit të Parisit, i cili publikon në mënyrë të vazhdueshme performancën e të gjitha shoqërive motra që operojnë në këtë fushë. Regjistri Detar Shqiptar, duke qenë se gëzon një status të tillë, si objektiv ka të mbajë këtë nivel performance, duke u radhitur në mes shoqërive që kanë peshë të madhe në këtë fushë. Regjistri Detar Shqiptar, megjithëse një shoqëri e vogël në krahasim me shoqëritë e tjera, ka arritur të ketë këtë vlerësim, të cilin mundohet ta mbajë në vazhdimësi.